Botë

Ilmi Bahtijari – Oçalani (Dëshmor i Kombit)🇦🇱 Ilmi Bahtijari – Oçalani ishte një nga 114 dëshmorët e lavdishëm të Bet…

02.02.2026. 2 min čitanja

Ilmi Bahtijari – Oçalani (Dëshmor i Kombit)🇦🇱

Ilmi Bahtijari – Oçalani ishte një nga 114 dëshmorët e lavdishëm të Betejës së Kosharës, betejë që vulosi rrugën e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Ai ra për Kosovën, për lirinë dhe për idealin më të lartë të kombit. Sot, emri i tij është sinonim i krenarisë, heroizmit dhe dashurisë për atdheun, sepse liria që gëzojmë sot është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – trima që nuk u përkulën, nuk u trembën dhe nuk u ndalën.

Ilmi Bahtijari – Oçalani, nga fshati Blaq i Opojës, Komuna e Dragashit, sot shënon ditëlindjen. Në këtë ditë kujtimi, redaksia jonë thekson se dëshmorët nuk vdesin kurrë – ata jetojnë përjetësisht në historinë tonë kombëtare dhe në zemrat e popullit.

Ndjehet krenare Opoja, Kosova dhe mbarë Shqiptaria për bijtë e saj më të denjë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Lavdi Ilmi Bahtijari – Oçalani! 🦅🇦🇱

— Dragash Info

Original Facebook objava