Hapet ekspozita “Kujtesa në fotografi” – dëshmi vizuale e shkatërrimit të xhamive gjatë viteve ’90 Sot në Prizren ësh…
Hapet ekspozita “Kujtesa në fotografi” – dëshmi vizuale e shkatërrimit të xhamive gjatë viteve ’90
Sot në Prizren është hapur ekspozita “Kujtesa në fotografi”, e cila sjell para publikut imazhe dokumentuese të xhamive të shkatërruara gjatë viteve ’90 në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.
Ekspozita është realizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, me synim ruajtjen e kujtesës historike, si dhe sensibilizimin e opinionit publik mbi pasojat e luftës ndaj trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Përmes fotografive autentike, vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me dëmet e rënda të shkaktuara mbi objektet e kultit, të cilat përbëjnë pjesë të rëndësishme të identitetit historik dhe shpirtëror të popujve të rajonit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 7 shkurt 2026, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, dhe është e hapur për të gjithë qytetarët.
— Dragash Info







