Ushtarja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në SHBA 🇽🇰🇺🇸 Ushtarja e Forcës së Sig…
Ushtarja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në SHBA 🇽🇰🇺🇸
Ushtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arbenita Haxholli, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten (Captain’s Career Course – CCC) në Fort Lee, Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky diplomim përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale për Haxhollin dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e ushtrive partnere ndërkombëtare.
Me këtë rast, Haxholli ka theksuar se pjesëmarrja dhe përfundimi me sukses i këtij kursi është një nder i veçantë për të përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në në arenën ndërkombëtare.
“Nuk ka ndjenjë më përmbushëse për një ushtarak të Forcës sesa mundësia për ta përfaqësuar Kosovën dhe ushtrinë e saj nëpër botë,” është shprehur ajo.
Ky sukses dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të FSK-së në avancimin profesional, si dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës.
— Dragash Info