Botë

Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat për personin e zhdukur 🇦🇱🇽🇰 Forcat e Armatosura të Shqipëri…

02.02.2026. 2 min čitanja

Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat për personin e zhdukur 🇦🇱🇽🇰

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), po vazhdojnë pa ndërprerje operacionin e kërkimit në lumin Mat për gjetjen e trupit të një personi të zhdukur pas një aksidenti automobilistik.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Arben Kingji, i cili ka theksuar se operacioni po zhvillohet me angazhim maksimal dhe koordinim të plotë ndërinstitucional.

Në këtë operacion janë të përfshirë efektivë të Batalionit të 3-të të Komandos (B3K) nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, në bashkëpunim me një ekip të specializuar të FSK-së, të cilët po punojnë në kushte të vështira terreni.

Sipas gjeneral Kingjit, ky aksion nuk dëshmon vetëm nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi, por edhe një frymë të fortë solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet dy forcave shqiptare, duke shprehur mbështetje të plotë për familjen e personit të zhdukur në këtë moment të rëndë.

— Dragash Info

Original Facebook objava