Botë

Komuna e Dragashit nis procesin e vlerësimit të dëmeve në terren Pas takimit dhe konsultimeve të mbajtura me Komision…

03.02.2026. 1 min čitanja

Komuna e Dragashit nis procesin e vlerësimit të dëmeve në terren

Pas takimit dhe konsultimeve të mbajtura me Komisionin Qeveritar, Komuna e Dragashit ka mbajtur sot mbledhjen e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, me qëllim fillimin e procesit të vlerësimit në terren.

Gjatë kësaj mbledhjeje janë caktuar detyrat konkrete për secilin anëtar të komisionit, si dhe është bërë shpërndarja e dokumentacionit përkatës dhe aplikacioneve të nevojshme. Ky proces synon që vlerësimi i dëmeve të zhvillohet në mënyrë efikase, transparente dhe në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi.

Nga Komuna e Dragashit është theksuar rëndësia e një qasjeje serioze dhe profesionale gjatë punës në terren, me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe krijimin e bazës për trajtim të drejtë të rasteve të prekura.

— Dragash Info

Original Facebook objava