Erion Qafleshi nga Bellobradi i bashkohet KF Opojës KF Opoja ka zyrtarizuar afrimin e radhës në kuadër të përforcimev…
Erion Qafleshi nga Bellobradi i bashkohet KF Opojës
KF Opoja ka zyrtarizuar afrimin e radhës në kuadër të përforcimeve për sezonin e ri. Skuadrës bardhë e gjelbër i është bashkuar futbollisti Erion Qafleshi nga fshati Bellobrad.
Qafleshi aktivizohet në pozitën numër 7, në krahun ofensiv, një rol kyç në lojën sulmuese të ekipit. Ai njihet për shpejtësinë, depërtimet nga krahu dhe guximin në duelet një kundër një, elemente që pritet t’i sjellin ritëm dhe rrezikshmëri repartit ofensiv të KF Opojës.
Ky transferim vlerësohet si një shtesë e rëndësishme për skuadrën, duke rritur alternativat në sulm dhe konkurrencën pozitive brenda ekipit. Nga klubi theksohet se përkushtimi dhe angazhimi i lojtarit do të jenë në funksion të objektivave ekipore.
KF Opoja i uron mirëseardhje Erion Qafleshit dhe suksese me fanellën bardhë e gjelbër.
— Dragash Info