Botë

Erdi Trupaj nga Kosava vazhdon me KF Opoja edhe për këtë sezon KF Opoja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me fu…

03.02.2026. 1 min čitanja

Erdi Trupaj nga Kosava vazhdon me KF Opoja edhe për këtë sezon

KF Opoja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Erdi Trupaj, i cili do të mbetet pjesë e skuadrës bardhë e gjelbër edhe për sezonin e ri.

Trupaj, nga fshati Kosavë, ka qenë një nga lojtarët që ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për ekipin, duke u dalluar për përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin në fushë. Vazhdimi i tij konsiderohet si një hap i rëndësishëm në ruajtjen e boshtit të skuadrës dhe në forcimin e stabilitetit brenda grupit.

Nga klubi vlerësohet se vazhdimësia e lojtarëve që njohin peshën e fanellës dhe tregojnë përkushtim në çdo ndeshje është thelbësore për ndërtimin e një ekipi konkurrues.

KF Opoja i uron suksese Erdi Trupajt edhe në këtë sezon me fanellën bardhë e gjelbër.

— Dragash Info

Original Facebook objava