Çlirim Qafleshi nga Bellobradi vazhdon me KF Opojën edhe këtë sezon KF Opoja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit…
Çlirim Qafleshi nga Bellobradi vazhdon me KF Opojën edhe këtë sezon
KF Opoja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Çlirim Qafleshi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhë e gjelbër edhe për sezonin e ardhshëm.
Qafleshi, nga fshati Bellobrad, ka treguar seriozitet të vazhdueshëm në stërvitje, përkushtim në fushë dhe gatishmëri për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje, duke u shndërruar në një element të rëndësishëm për grupin. Vazhdimi i tij kontribuon në rritjen e stabilitetit të ekipit dhe në forcimin e boshtit të skuadrës për sfidat që e presin gjatë sezonit.
Nga klubi theksohet se ndërtimi i vazhdimësisë me lojtarë që e njohin përgjegjësinë e fanellës dhe luftojnë për ngjyrat e KF Opojës mbetet një nga prioritetet kryesore.
KF Opoja i uron suksese Çlirim Qafleshit edhe në këtë sezon me fanellën bardhë e gjelbër.
— Dragash Info