Botë

Nxënësit e ShML “Ruzhdi Berisha” përmbyllin projektin për mendimin kritik dhe aktivizmin qytetar Në Shkollën e Mesme…

03.02.2026. 2 min čitanja

Nxënësit e ShML “Ruzhdi Berisha” përmbyllin projektin për mendimin kritik dhe aktivizmin qytetar

Në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” është shënuar dita përmbyllëse e ligjëratave dhe debateve të projektit “Nxitja e Mendimit Kritik dhe Aktivizmit Qytetar tek të Rinjtë”, i implementuar nga Teach for Kosova.

Gjatë 13 javëve të projektit, nxënësit morën pjesë në ligjërata, punëtori dhe aktivitete praktike, duke zhvilluar aftësi në mendim kritik, komunikim efektiv dhe angazhim qytetar. Një moment i veçantë ishte gara e debatit në Prizren, ku nxënësit e shkollës treguan aftësi të larta në argumentim dhe komunikim publik.

Përmbyllja e projektit u shënua me një takim të nxënësve me Kryetarin e Komunës së Dragashit, Drejtorin e Arsimit, Drejtorin e shkollës, Menaxherin e programit dhe Koordinatoren e projektit.

Drejtoria e shkollës falënderon nxënësit për përkushtimin dhe kreativitetin, si dhe Teach for Kosova për mundësinë dhe besimin e treguar.

— Dragash Info

Original Facebook objava