Prizren: Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së mar…
Prizren: Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij
Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së martës në banesën e tij në rrugën “Alush Kryeziu” në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 11:40, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informatën nga njësia e emergjencës se në një banesë ndodhej një person mashkull pa shenja jete. Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Pas pranimit të njoftimit, patrullat policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë verifikuar se viktima ishte E.Th., 51-vjeçar, banor i Prizrenit, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i hetimeve të stacionit policor dhe hetimet rajonale. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurave përkatëse.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve, ndërsa Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
— Dragash Info