Botë

STUDENTE MAQEDONASE NË AUSTRALI: “MAQEDONIA U KRIJUA NË KURRIZ TË SHQIPTARËVE AUTOKTONË” Një deklaratë e pazakontë ng…

04.02.2026. 2 min čitanja

STUDENTE MAQEDONASE NË AUSTRALI: “MAQEDONIA U KRIJUA NË KURRIZ TË SHQIPTARËVE AUTOKTONË”

Një deklaratë e pazakontë nga një studente maqedonase ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik.

Irena Nikollova, maqedonase që aktualisht ndjek studimet në Australi, ka deklaruar publikisht se projekti i njohur si FYROM është krijuar në vitin 1945 nga Josip Broz Tito, në dëm të shqiptarëve autoktonë në këto troje.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Nikollova pranon se për vite me radhë kishte besuar versionin zyrtar të historisë, por se pikëpamja e saj ka ndryshuar pas studimeve jashtë vendit.

“Unë më herët u kam besuar rrenave, sepse ashtu më kanë mësuar arsimtarët dhe politikanët. Kur erdha për studime në Australi dhe lexova literaturë ndërkombëtare, e kuptova të vërtetën”, shkruan ajo.

Sipas saj, shqiptarët janë popull autokton në territoret e tyre, ndërsa ndërtimi i identitetit shtetëror maqedonas është bërë mbi baza politike dhe ideologjike të periudhës jugosllave.

Nikollova thekson se nuk e kupton frikën nga e vërteta historike dhe insiston që qëndrimi i saj të publikohet në media, duke shtuar se ndërgjegjja e saj është e qetë dhe se nuk jeton më “në huti”.

Deklaratat e saj kanë hapur debat rreth interpretimit të historisë, rolit të politikës në ndërtimin e identiteteve shtetërore dhe pozitës historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

— Dragash Info

Original Facebook objava