Kryeprokurori Petrit Kryeziu konfirmon hetime për procesin e numërimit në QKN Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka konfirm…
Kryeprokurori Petrit Kryeziu konfirmon hetime për procesin e numërimit në QKN
Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka konfirmuar se Prokuroria ka nisur hetime lidhur me procesin e numërimit të votave në Qendrën e Numërimit (QKN), që përfshin komunat Suharekë, Dragash dhe Mamushë.
Sipas Kryeziut, hetimet kanë të bëjnë me dyshime për parregullsi gjatë procesit të numërimit, ndërsa rasti ndodhet në fazën fillestare të trajtimit dhe verifikimit të informacioneve të pranuara.
Ai ka theksuar se Prokuroria po vepron në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor dhe zbardhjes së plotë të çdo dyshimi eventual për shkelje ligjore.
Institucionet përkatëse kanë paralajmëruar se, pas përfundimit të hetimeve, publiku do të njoftohet me kohë për gjetjet dhe veprimet e mëtejme që do të ndërmerren.
— Dragash Info