Gazetari opojan Nuhi Salihu nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës Gazetari nga Opoja, Nuhi Salihu, është nderu…
Gazetari opojan Nuhi Salihu nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Gazetari nga Opoja, Nuhi Salihu, është nderuar me mirënjohje nga Policia e Kosovës për kryerjen profesionale dhe etike të punës së tij gjatë vitit 2025.
Sipas vlerësimit, Salihu është dalluar për raportim korrekt, të balancuar dhe në shërbim të informimit të drejtë të opinionit publik, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit mes mediave dhe institucioneve të sigurisë.
Ky vlerësim konsiderohet si një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit në gazetari, si dhe një motivim për vazhdimin e raportimit të përgjegjshëm dhe transparent në interes të qytetarëve.
— Dragash Info


