Botë
Kryetari Xheladini priti në takim Drejtorin e kompanisë “Renelual Tahiri” Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xhe…
Kryetari Xheladini priti në takim Drejtorin e kompanisë “Renelual Tahiri”
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur sot në një takim miqësor Drejtorin e kompanisë “Renelual Tahiri”, z. Refki Hoxha.
Përmes një njoftimi publik, kryetari Xheladini ka falënderuar z. Hoxha për vizitën, duke vlerësuar rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit me përfaqësues të sektorit privat në funksion të zhvillimit lokal.
Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe mirëkuptimi të ndërsjellë.
— Dragash Info