Arkiv

DKA Prizren diskuton fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe sigurinë në shkolla Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të A…

Februar 5, 2026 1 min čitanja

DKA Prizren diskuton fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe sigurinë në shkolla Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, ka mbajtur sot një…

DKA Prizren govori o početku druge polugodišnjice i direktoru škole A Opštinske direkcije…

DKA Prizren diskuton fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe sigurinë në shkolla

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, ka mbajtur sot një takim pune me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Gjatë takimit, fokus i veçantë iu kushtua çështjes së sigurisë në institucionet arsimore, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, të cilët prezantuan masat dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për garantimin e një ambienti të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

Po ashtu, u trajtua edhe planifikimi i buxhetit për vitin 2026, me theks në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe rritjen e cilësisë së arsimit në komunë.

Takimi u vlerësua si i rëndësishëm për koordinimin institucional dhe përgatitjen e shkollave për vazhdimin e suksesshëm të vitit shkollor.

— Dragash Info

Original