Botë

Nënkryetari Kujtim Gashi merr pjesë në punëtorinë inauguruese për themelimin e Këshillit Strategjik për Ndërmarrësinë…

05.02.2026. 2 min čitanja

Nënkryetari Kujtim Gashi merr pjesë në punëtorinë inauguruese për themelimin e Këshillit Strategjik për Ndërmarrësinë e Grave

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë sot në punëtorinë inauguruese për themelimin e Këshillit Strategjik për Ndërmarrësinë e Grave, në kuadër të projektit “E Ardhmja e Saj”, një nismë që synon fuqizimin e grave sipërmarrëse dhe krijimin e politikave më gjithëpërfshirëse në fushën e zhvillimit ekonomik.

Me këtë rast, është theksuar përkushtimi i Komunës së Prizrenit për mbështetjen aktive të ndërmarrësisë së grave, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal. U bë e ditur se komuna do të vazhdojë të ofrojë mbështetje institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e grave sipërmarrëse.

Projekti “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë” financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet nga organizata joqeveritare PREDA Plus, në partneritet me WEntrepreneur dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund (ASB) Köln.

Ky projekt synon të kontribuojë në rritjen e rolit të grave në ekonomi dhe në krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm për mbështetjen e tyre në sipërmarrje.

— Dragash Info

Original Facebook objava