Botë

Arijeta Qafleshi Skeraj merr pjesë në punëtorinë për Këshillin Strategjik për Ndërmarrësinë e Grave Shefja e Kabineti…

05.02.2026. 2 min čitanja

Arijeta Qafleshi Skeraj merr pjesë në punëtorinë për Këshillin Strategjik për Ndërmarrësinë e Grave

Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Dragashit, Arijeta Qafleshi Skeraj, mori pjesë sot në punëtorinë inauguruese për themelimin e Këshillit Strategjik për Ndërmarrësinë e Grave, në kuadër të projektit “E Ardhmja e Saj”.

Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e grave sipërmarrëse dhe krijimin e politikave gjithëpërfshirëse për zhvillimin ekonomik.

Gjatë punëtorisë, u theksua përkushtimi i Komunës së Dragashit për të mbështetur aktivisht ndërmarrësinë e grave, duke e konsideruar atë një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal. Komuna synon të ofrojë mbështetje institucionale dhe bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për krijimin e kushteve më të mira për gratë sipërmarrëse dhe zhvillimin e tyre.

Projekti “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë” financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet nga PREDA Plus, në partneritet me WEntrepreneur dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund (ASB) Köln.

Ky angazhim përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së rolit të grave në ekonominë lokale dhe krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm për mbështetjen e tyre.

— Dragash Info

Original Facebook objava