Kryetari Shaqir Totaj merr pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC Kryetari i Ko…
Kryetari Shaqir Totaj merr pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila mbahet çdo vit në kryeqytetin amerikan dhe grumbullon mysafirë të zgjedhur nga e gjithë bota.
Gjatë evenimentit, disa personalitete të nivelit të lartë, përfshirë senatorë dhe kongresmenë amerikanë, mbajtën fjalime mbi vlerat dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Kulminacioni i ceremonisë ishte fjala e presidentit amerikan, Donald J. Trump.
Në një postim, kryetari Totaj e ka vlerësuar pjesëmarrjen si një “kënaqësi dhe privilegj” dhe ka përshëndetur miqësinë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e rikonfirmimit të vlerave dhe influencës amerikane në arenën ndërkombëtare.
— Dragash Info



