Botë

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajt Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pa…

07.02.2026. 2 min čitanja

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit i cili u zhduk pasi automjeti me të cilin udhëtonte ra në lumë më 10 janar.

Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Urakë, gjatë patrullimit me gomone nga forcat e ushtrisë. Në vendin e ngjarjes është nisur edhe grupi hetimor, i cili po merret me procedurat e mëtejme ligjore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 janar, rreth orës 01:30, kur automjeti që drejtohej nga Andi Losha (24 vjeç) dhe ku si pasagjer ishte Jurgen Karaj, ka rënë në përrua.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit, për të cilin dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

Andi Losha është arrestuar nga policia, ndërsa pas testimit është konstatuar se ai e kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

— Dragash Info

Original Facebook objava