Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Paris Grand Slam 🇫🇷 Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin…
Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Paris Grand Slam 🇫🇷
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të turneut prestigjioz Paris Grand Slam, duke vazhduar paraqitjet e saj mbresëlënëse në arenën ndërkombëtare.
Distria ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë triumfoi bindshëm me Ippon ndaj francezes Alicia Marques. Në çerekfinale, ajo shënoi fitore me Waza-ari kundër brazilianes Larissa Pimenta, duke siguruar një vend mes katër më të mirave të turneut.
Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten vendase Amandine Buchard nga Franca, në një duel që pritet të jetë shumë i fortë.
Distria Krasniqi po vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kosovën dhe Kosova Judo Team, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e saj të lartë konkurrues.
Suksese Distria! 🤍🥋
— Dragash Info