Botë

🗞️ Mehmetaj kĂ«rkon vetĂ«dije dhe rezistencĂ«: NĂ« HagĂ« nuk po gjykohen individĂ«t, por historia e shtetit Gazetari Lirim…

08.02.2026. 2 min ÄŤitanja

🗞️ Mehmetaj kërkon vetëdije dhe rezistencë: Në Hagë nuk po gjykohen individët, por historia e shtetit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, në prag të zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale në Hagë, duke theksuar se ky proces, sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me individë të caktuar, por me vetë historinë dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Mehmetaj ka deklaruar se Kosova po hyn në atë që ai e quan “episodi i fundit” i një përballjeje që ka nisur me luftën e UÇK-së për liri, duke shtuar se fjala përfundimtare e Prokurorisë së Speciales ka peshë historike për shtetin.

Ai ka kritikuar ashpër zërat që, sipas tij, përpiqen ta paraqesin këtë proces si çështje personale të disa individëve, duke theksuar se në thelb po gjykohet lufta çlirimtare, shteti dhe e ardhmja e Kosovës.

Sipas Mehmetajt, përpjekjet për riciklimin e pretendimeve të vjetra dhe paraqitjen e tyre si informacione të reja janë pjesë e një qëllimi të njohur, ndaj ka bërë thirrje për vetëdije të lartë kombëtare dhe rezistencë qytetare.

“Nuk është e lehtë, por është e mundur. Është e domosdoshme, madje e detyrueshme”, ka shkruar Mehmetaj, duke theksuar se ky moment kërkon unitet dhe qartësi për rëndësinë e procesit që po zhvillohet.

— Dragash Info

Original Facebook objava