Azdren Shala: I vetmi “krim” i PDK-së dhe AAK-së ishte lufta me Serbinë Azdren Shala ka reaguar përmes një deklarate…
Azdren Shala: I vetmi “krim” i PDK-së dhe AAK-së ishte lufta me Serbinë
Azdren Shala ka reaguar përmes një deklarate publike, duke thënë se, sipas tij, i vetmi “krim” që PDK-ja dhe AAK-ja kanë bërë është fakti se kanë luftuar kundër Serbisë.
“Në të vërtetë, veç një krim e kanë bërë PDK-ja dhe AAK-ja, kanë luftuar me Serbinë. Ndoshta ky është krim i pafalshëm për shumë shqipfolës, edhe për Adem Saliajn, sigurisht”, ka deklaruar Shala.
Kjo deklaratë vjen në një kohë debatesh të shtuara politike dhe përplasjesh verbale mes figurave publike, duke nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik.
— Dragash Info