Botë

Sejfullah Sejfullahu dorëzon kërkesë në Prokurorinë e Gjakovës për hetimin e numërimit të votave në Rahovec Sejfullah…

09.02.2026. 2 min čitanja

Sejfullah Sejfullahu dorëzon kërkesë në Prokurorinë e Gjakovës për hetimin e numërimit të votave në Rahovec

Sejfullah Sejfullahu ka njoftuar se sot ka dorëzuar në Prokurorinë e Gjakovës një kërkesë zyrtare për hetimin e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025 në Komunën e Rahovecit.

Kërkesa është mbështetur me nënshkrimet e kandidatëve për asamble nga të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe kandidatë të pavarur. Sipas Sejfullahut, qëllimi i kësaj nisme është hetimi i dyshimeve për manipulim, tjetërsim dhe vjedhje të votave gjatë procesit zgjedhor.

Ai ka falënderuar Kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjakovës për pritjen në takim, duke theksuar se ka shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe për ofrimin e dëshmive që lidhen me këto pretendime.

“Falënderoj të gjithë kandidatët për mbështetjen dhe për deponimin e nënshkrimeve në këtë kërkesë. Me këtë iniciativë nuk kemi për qëllim të atakojmë apo të paragjykojmë askënd, por që procesi të përfundojë në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme,” ka deklaruar Sejfullahu.

Ai shtoi se vetëm përmes një procesi të drejtë dhe transparent mund t’u rikthehet besimi qytetarëve dhe votuesve në procesin zgjedhor.

— Dragash Info

Original Facebook objava