Botë

Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Dragashit priti në takim komandantët e KFOR-it turk Sot, Shefja e Kabin…

09.02.2026. 1 min čitanja

Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Dragashit priti në takim komandantët e KFOR-it turk

Sot, Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Dragashit, znj. Arijeta Qafleshi Skeraj, priti në vizitë komandantin e KFOR-it turk në përfundim të detyrës së tij, si dhe komandantin që ka marrë zyrtarisht këtë përgjegjësi.

Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi korrekt dhe mbështetja e vazhdueshme e KFOR-it turk ndaj institucioneve lokale dhe qytetarëve të Komunës së Dragashit. Znj. Qafleshi Skeraj i falënderoi për angazhimin e deritanishëm dhe shprehu besimin se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të mirë të sigurisë dhe stabilitetit të qytetarëve.

Takime të tilla konfirmojnë përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe partneritetit me misionet ndërkombëtare në Kosovë.

— Dragash Info

Original Facebook objava