Botë

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike, gjendja e tij është stabile Familja e Zafir Berishës…

09.02.2026. 1 min čitanja

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike, gjendja e tij është stabile

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Sipas njoftimit të familjarëve, ndërhyrjet janë realizuar pa komplikime dhe Berisha tashmë ndodhet në fazën e rikuperimit, nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore.

Familja ka shprehur mirënjohje të veçantë për ekipin mjekësor që u angazhua në trajtimin e tij, në veçanti për doktorin Afrim Avdaj, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e treguar gjatë gjithë procesit.

Gjithashtu, ata kanë falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur interesim dhe mbështetje, duke i uruar Zafir Berishës shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.

— Dragash Info

Original Facebook objava