FSK-ja zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvendosur lokacionin…
FSK-ja zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvendosur lokacionin e parakalimit ushtarak që do të mbahet për nder të Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur parakalimi organizohej në sheshet qendrore të Prishtinës, sivjet ai do të zhvillohet në rrugën “Luan Haradinaj”, në segmentin nga zona e njohur si “Qafa” deri tek sheshi “New Born”.
Lajmi është konfirmuar nga Vëllazërim Qerimi, shef i Sektorit për Informim Publik në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas programit zyrtar të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, parakalimi i FSK-së do të mbahet me fillim nga ora 11:30.
Autoritetet kanë ftuar qytetarët që të jenë pjesë e manifestimit dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e aktivitetit.
— Dragash Info