Majko: Procesi në Hagë po deformon Luftën e Kosovës dhe fyen aksionin e Perëndimit Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pan…
Majko: Procesi në Hagë po deformon Luftën e Kosovës dhe fyen aksionin e Perëndimit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ashpër ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, duke theksuar se po deformon atë që ka ndodhur gjatë Luftës së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Majko ka shkruar se ky proces “fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë një aksioni shtetëror i cili është trajtuar nga e drejta ndërkombëtare si krim lufte”.
Sipas tij, gjykimi “po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Milosheviç, të akuzuar për krime lufte në Kosovë”.
“Mbas këtij procesi, mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet t’i paguajë Serbisë!… Turp!”, shtoi Majko.
Deklarata e tij vjen në një kontekst ku Prokuroria Speciale ka kërkuar dënime deri në 45 vjet burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nxitur reagime të shumta në Shqipëri dhe Kosovë.
— Dragash Info