Botë

KFOR-i turk dhe CIMIC donacion për Shkollën Fillore të Restelicës, modernizohen kushtet mësimore Në ambientet e Shkol…

10.02.2026. 2 min čitanja

KFOR-i turk dhe CIMIC donacion për Shkollën Fillore të Restelicës, modernizohen kushtet mësimore

Në ambientet e Shkollës Fillore të fshatit Restelicë, sot u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të një donacioni të rëndësishëm nga KFOR-i turk dhe CIMIC-u, me qëllim përmirësimin e kushteve mësimore dhe infrastrukturës shkollore.

Në këtë ceremoni mori pjesë nënkryetari i Komunës së Dragashit, Vetim Ramadani, i cili në emër të kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini, shprehu falënderim dhe mirënjohje për këtë mbështetje të ofruar për nxënësit dhe stafin e shkollës.

Donacioni përfshin një televizor panel 65 inç, dy kompjuterë, një printer, një përforcues, një sistem digjital të ziles dhe montazhin e tyre.

Pajisjet e reja do të kontribuojnë në modernizimin e procesit mësimor dhe në krijimin e një ambienti më funksional dhe bashkëkohor për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Komuna e Dragashit falënderon KFOR-in turk dhe CIMIC-un për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shpreh gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në të ardhmen, në dobi të arsimit dhe të brezave të rinj.

— Dragash Info

Original Facebook objava