Ilir Sallahi rikthehet te KF Opoja – një legjendë kthehet në shtëpi Dragash – Lajm i madh për tifozët e futbollit lokal!
Ilir Sallahi rikthehet te KF Opoja – një legjendë kthehet në shtëpi
Dragash – Lajm i madh për tifozët e futbollit lokal! Pas disa kohesh larg, Ilir Sallahi, një nga lojtarët më të njohur dhe më të suksesshëm të KF Opoja, rikthehet te skuadra e tij e zemrës.
Sallahi ka kontribuar në dy tituj kampion në Ligën e 3-t me Opojen dhe konsiderohet një nga figurat më të spikatura në historikun e klubit. Rikthimi i tij pritet të sjellë përvojë, lidership dhe motivim për brezin e ri të lojtarëve.
“Është emocion i madh të kthehem te Opoja. Ky është klubi ku kam përjetuar momente të paharrueshme dhe shpresoj që së bashku me ekipin të arrijmë objektiva të reja,” tha Sallahi.
KF Opoja dhe tifozët e saj e presin me entuziazëm lojtarin e rikthyer, duke shpresuar se eksperienca dhe aftësitë e tij do të ndihmojnë skuadrën të arrijë rezultate të larta këtë sezon.
— Dragash Info