Nga Meka, hoxha drenicas Faton Salihu lutet për lirinë e çlirimtarëve Nga Meka, vendi më i shenjtë i islamit, hoxha n…
Nga Meka, hoxha drenicas Faton Salihu lutet për lirinë e çlirimtarëve
Nga Meka, vendi më i shenjtë i islamit, hoxha nga Drenica, Faton Salihu, ka bërë një lutje publike për lirinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një fotografi të realizuar pranë Qabes, Salihu ka shpalosur një mesazh në gjuhën shqipe me mbishkrimin: “Liri për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli”, duke shprehur simbolikisht solidaritet dhe përkrahje morale për ish-udhëheqësit e luftës çlirimtare.
Ky veprim është parë si shprehje e kërkesës së vazhdueshme të shumë qytetarëve për drejtësi të vërtetë, duke theksuar se populli i Kosovës kërkon vetëm drejtësi, pasi çlirimtarët mbrojtën pragun e shtëpisë dhe të drejtën për liri. Sipas kësaj bindjeje, Serbia ishte ajo që nisi luftëra dhe kreu krime të rënda, përfshirë edhe gjenocid, në disa vende të ish-Jugosllavisë.
— Dragash Info