Botë

Nënkryetari i OVL-UÇK-së për marshin e 17 Shkurtit: Do të jetë njëra prej protestave më të mëdha, por jo e fundit Më…

11.02.2026. 2 min čitanja

Nënkryetari i OVL-UÇK-së për marshin e 17 Shkurtit: Do të jetë njëra prej protestave më të mëdha, por jo e fundit

Më 17 shkurt, në Prishtinë do të mbahet marshi me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Në lidhje me organizimin e këtij marshi ka folur për “Gazeta Blic” nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, i cili ka theksuar se pjesëmarrja pritet të jetë masive dhe se protesta do të jetë ndër më të mëdhatë e organizuara deri më tani.

Sipas Sylës, mobilizimi i qytetarëve ka ardhur si rezultat i një sërë protestash të mbajtura më herët.

“Pjesëmarrja do të jetë masive për shumë arsye. Ne kemi pasur edhe pesë protesta të tjera më herët dhe të gjitha këto protesta kanë shkuar duke mobilizuar dhe aktivizuar njerëzit kundër kësaj padrejtësie. Kjo besoj se do të jetë më e madhe, edhe për arsye se do të mbahet në Prishtinë. Protestat e tjera, një e kemi pasur në Prishtinë, ndërsa të tjerat kanë qenë jashtë Kosovës,” ka deklaruar Syla.

Ai shtoi se reagimet janë shtuar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë, duke theksuar se kjo ka nxitur pakënaqësi të madhe tek bashkëluftëtarët dhe qytetarët.

“Po mendoj se do të jetë njëra prej protestave më të mëdha, por jo e fundit,” ka përfunduar Syla.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në marshin e 17 shkurtit, duke theksuar se qëllimi i tij është kërkesa për drejtësi dhe proces të paanshëm gjyqësor.

— Dragash Info

Original Facebook objava