Botë

Kryetari i Prizrenit takohet me drejtoreshën e NDI-së, Nancy Soderberg Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,…

11.02.2026. 1 min čitanja

Kryetari i Prizrenit takohet me drejtoreshën e NDI-së, Nancy Soderberg

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Ambasadoren Nancy Soderberg, ku u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e partneritetit ndërinstitucional.

Gjatë takimit, Ambasadorja Soderberg prezantoi programet dhe planet e NDI-së për periudhën e ardhshme, si dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm në mbështetje të forcimit të institucioneve dhe proceseve demokratike në komunën e Prizrenit.

Kryetari Totaj vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe theksoi gatishmërinë për të vazhduar iniciativat që promovojnë qeverisje të mirë dhe zhvillim demokratik në nivel lokal.

— Dragash Info

Original Facebook objava