Botë
ALBULENA HAXHIU ZGJIDHET KRYETARE E KUVENDIT TË KOSOVËS Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është zgj…
ALBULENA HAXHIU ZGJIDHET KRYETARE E KUVENDIT TË KOSOVËS
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë.
Në votimin e mbajtur në seancën konstituive, 66 deputetë votuan pro zgjedhjes së saj, 40 votuan kundër, ndërsa 8 abstenuan.
Me këtë votim, Haxhiu merr zyrtarisht drejtimin e institucionit më të lartë legjislativ në vend, duke hapur kështu rrugën për funksionalizimin e plotë të Kuvendit dhe vazhdimin e proceseve parlamentare në këtë legjislaturë të re.
— Dragash Info