Hapet turneu i futbollit në nder të 17 Shkurtit në Dragash Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Dit…
Hapet turneu i futbollit në nder të 17 Shkurtit në Dragash
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, sot u bë hapja zyrtare e turneut të futbollit me pjesëmarrjen e nxënësve dhe arsimtarëve të shkollave të komunës së Dragashit.
Në ceremoninë hapëse morën pjesë Drejtori i Arsimit Zeni Krasniqi dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Liridona Misinaj Piraj, të cilët përgëzuan organizimin dhe theksuan rëndësinë e aktiviteteve sportive në kultivimin e frymës së bashkëpunimit dhe respektit ndërmjet të rinjve.
Këto aktivitete po organizohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, me përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.
Njëkohësisht, organizatorët falënderuan QKMF-në dhe Policinë e Kosovës për praninë dhe mbështetjen e tyre gjatë zhvillimit të aktivitetit, duke garantuar mbarëvajtje dhe siguri për të gjithë pjesëmarrësit.
Turneu shënon fillimin e një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen në komunë në frymën festive të Pavarësisë së Kosovës.
— Dragash Info





