Kujtim Gashi betohet si deputet: “Do t’i shërbej me ndershmëri qytetarëve dhe vendit” Kujtim Gashi ka bërë sot betimi…
Kujtim Gashi betohet si deputet: “Do t’i shërbej me ndershmëri qytetarëve dhe vendit”
Kujtim Gashi ka bërë sot betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës, duke marrë zyrtarisht mandatin e tij parlamentar.
Pas betimit, Gashi është shprehur se këtë përgjegjësi e pranon me përulësi dhe me ndjenjë të lartë obligimi ndaj qytetarëve që i kanë besuar votën.
“Sot dhashë betimin si deputet, duke marrë mbi vete me përulësi dhe përgjegjësi të plotë detyrën që më është besuar. Zotohem se do t’i shërbej me ndershmëri dhe përkushtim qytetarëve dhe vendit tonë, duke mbrojtur interesin publik dhe vlerat demokratike”, ka deklaruar ai.
Gashi, i cili vjen nga Prizreni, tashmë do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe të kontribuojë në proceset vendimmarrëse në nivel qendror.
— Dragash Info