Botë

FSK përkujton viktimat e ortekut tragjik të vitit 2012 në Restelicë Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka nderuar dhe…

12.02.2026. 2 min čitanja

FSK përkujton viktimat e ortekut tragjik të vitit 2012 në Restelicë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka nderuar dhe përkujtuar viktimat e ortekut tragjik që ndodhi në vitin 2012 në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

Katërmbëdhjetë vjet më parë, Restelica u përball me një nga tragjeditë më të rënda natyrore në Kosovë, kur një ortek i fuqishëm bore goditi fshatin, duke marrë jetën e disa banorëve dhe duke lënë pas dhimbje të thellë për familjarët dhe gjithë komunitetin.

Me këtë rast, përfaqësues të FSK-së bënë homazhe në nderim të viktimave, duke shprehur solidaritet dhe respekt për familjet e prekura nga kjo ngjarje e rëndë. Ata theksuan se kujtimi për jetët e humbura mbetet i gjallë dhe se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë qytetarëve në çdo sfidë.

Tragjedia e Restelicës mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e komunës së Dragashit, duke rikujtuar nevojën për vigjilencë, solidaritet dhe mbështetje të ndërsjellë në përballje me fatkeqësitë natyrore.

— Dragash Info

Original Facebook objava