Botë

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 9…

12.02.2026. 1 min čitanja

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata u votua në mënyrë unanime nga deputetët e pranishëm, duke shprehur qëndrimin institucional të Shqipërisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtësisë ndërkombëtare.

Ky vendim është mirëpritur nga shumë qytetarë në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët e shohin si një akt solidariteti kombëtar dhe mbështetjeje morale ndaj figurave të luftës çlirimtare.

“Faleminderit Shqipëri!” – është mesazhi që ka shoqëruar reagimet pas miratimit të kësaj deklarate historike.

— Dragash Info

Original Facebook objava