Botë

Deputeti i VV-së voton kundër rezolutës për gjyqin në Hagë Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 90 vota për…

12.02.2026. 2 min čitanja

Deputeti i VV-së voton kundër rezolutës për gjyqin në Hagë

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.

Kundër rezolutës votoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votim.

Gjatë debatit parlamentar, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, kërkoi në emër të partisë shtimin e një pike në tekstin e rezolutës, e cila do të përfshinte thirrjen për intensifikimin e përpjekjeve për zbardhjen e plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara gjatë dhe pas luftës në Kosovë, me qëllim sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimat.

Në përgjigje, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, theksoi se rezoluta është hartuar nga një grup profesorësh me mbi 300 anëtarë dhe nuk është tekst i përpiluar nga partia, duke shtuar se për këtë arsye nuk është e mundur të bëhen ndryshime në përmbajtjen e saj.

Rezoluta përmes pikave të saj i kërkon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të sigurojnë respektimin e standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare për një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe transparent.

— Dragash Info

Original Facebook objava