Botë

Xhematlinjtë bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 17 Shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Në xhamitë…

13.02.2026. 2 min čitanja

Xhematlinjtë bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 17 Shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në xhamitë anembanë Kosovë, gjatë faljes së namazit të xhumasë, është bërë thirrje që më 17 Shkurt qytetarët t’i bashkohen marshit paqësor në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në ligjëratat e mbajtura, imamët theksuan rëndësinë e festës së pavarësisë së Kosovës dhe ndjenjën e atdhedashurisë, duke i ftuar besimtarët që në këtë ditë simbolike të marrin pjesë në marshin me moton “LIRIA KA EMËR”, për të kërkuar drejtësi dhe për të shprehur mbështetje ndaj të akuzuarve.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubimin e 17 Shkurtit, duke shprehur besimin në pafajësinë e të akuzuarve dhe duke theksuar se ata, sipas tij, janë pjesë e rëndësishme e historisë dhe proceseve shtetformuese të vendit.

Besimtarë të shumtë të pranishëm në namazin e xhumasë u shprehën se do të marrin pjesë në protestën paqësore, duke theksuar se e shohin si detyrim moral përkrahjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimeve, gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ndodhet në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor.

— Dragash Info

Original Facebook objava