Botë

Protestë me moton “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë Dragash – Organizata e veteranëve të Luftës së UÇ…

14.02.2026. 1 min čitanja

Protestë me moton “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë

Dragash – Organizata e veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Sharr, ka njoftuar se më 17 shkurt 2026, me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet protestë me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Sipas njoftimit, protesta paraqitet si thirrje qytetare për drejtësi, dinjitet dhe mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë, është organizuar transport përmes kompanisë “Bres Tours”. Nisja do të bëhet nga:

Fshati Zaplluxhe në ora 10:30

Dragashi në ora 11:00

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave të luftës së UÇK-së.

— Dragash Info

Original Facebook objava