OJQ AVOKO shpall thirrje për trajnime profesionale për gra dhe vajza në Dragash dhe rajonin e Prizrenit OJQ AVOKO ka…
OJQ AVOKO shpall thirrje për trajnime profesionale për gra dhe vajza në Dragash dhe rajonin e Prizrenit
OJQ AVOKO ka shpallur thirrje publike për gra dhe vajza nga Komuna e Dragashit dhe rajoni i Prizrenit për pjesëmarrje në trajnime profesionale me fokus fuqizimin ekonomik dhe rritjen e mundësive për punësim dhe vetëpunësim.
Sipas njoftimit, trajnimet do të organizohen në disa fusha praktike dhe të kërkuara në tregun e punës:
🥫 Trajnime në Përpunim Ushqimor & Produkte Tradicionale
Programi përfshin:
Përgatitjen e turshive dhe perimeve të konservuara (speca, kastravecë, lakër, karrota, lulelakër, domate të gjelbra, hudhër, qepë, mix turshi etj.)
Produkte nga qumështi (djathë i bardhë, kaçkavall, djathë shtëpie, djathë dhie e deleje, kos, ajran, gjizë, mazë)
Produkte të konservuara si reçelra, marmelata, komposto, salcë domatesh, ajvar dhe lëngje frutash
Produkte të fermentuara si lakër e fermentuar, turshi natyrale dhe dhallë
💄 Paketa Profesionale: Makeup, Manikyr & Pedikyr
Trajnimi përfshin:
Teknikat profesionale të makeup-it, teorinë e ngjyrave dhe higjienën
Manikyr & pedikyr profesional, aplikim xheli dhe akrili
Dizajn kreativ të thonjve dhe standarde të dezinfektimit
👗 Trajnim Profesional për Rrobaqepësi
Pjesëmarrëset do të mësojnë:
Bazat e qepjes dhe përdorimin e makinës qepëse
Marrjen e masave dhe prerjen e materialeve
Qepjen, riparimin dhe modifikimin e rrobave
Zhvillimin e produkteve tekstile dhe krijimin e një biznesi të vogël
Organizatorët bëjnë të ditur se trajnimet do të kenë pjesë praktike, demonstrime live dhe certifikim në përfundim.
Si të aplikoni?
Të interesuarat duhet të dërgojnë:
Emrin dhe mbiemrin
Moshën
Vendbanimin
Llojin e trajnimit për të cilin aplikojnë
📧 Email: ojq.avoko@gmail.com
📱 Tel: 044 244 948
📲 Ose përmes mesazheve në Facebook & Instagram të OJQ AVOKO
Ky program synon të krijojë mundësi reale për punësim dhe vetëpunësim për gratë dhe vajzat në nivel lokal.
— Dragash Info