Botë

SBASHK mbajti testet për tri grupe të trajnimit në Dragash SBASHK ka organizuar të dielën testimin për tri grupe të m…

15.02.2026. 2 min čitanja

SBASHK mbajti testet për tri grupe të trajnimit në Dragash

SBASHK ka organizuar të dielën testimin për tri grupe të mësimdhënësve në Dragash, të cilët kishin përfunduar me sukses trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.

Dy nga grupet i përkisnin modulit të dytë, ndërsa një grup modulit të parë të këtij programi profesional, i cili synon avancimin e shkathtësive digjitale të mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies nëpër shkolla.

Testet u administruan nga Sekretari i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, si dhe zyrtarja Nezafete Jakupi.

Gjatë procesit të testimit ishte i pranishëm edhe kryetari i NSKAP për Dragash, Vloran Krasniqi, si dhe trajnerët Arton Ajeti dhe Admir Halimi, të cilët kishin udhëhequr trajnimet përkatëse.

Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit profesional të mësimdhënësve dhe integrimit më të avancuar të teknologjisë në procesin arsimor në komunën e Dragashit.

— Dragash Info

Original Facebook objava