Botë

đź“° DeputetĂ«t zviceranĂ« kĂ«rkojnĂ« drejtĂ«si e barazi nĂ« HagĂ« pĂ«r ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« NjĂ« rezolutĂ« e nĂ«nshkruar nga 30 dep…

16.02.2026. 2 min ÄŤitanja

📰 Deputetët zviceranë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Një rezolutë e nënshkruar nga 30 deputetë të
Parlamenti i Zvicrës do të dorëzohet këtë të hënë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me kërkesën për drejtësi, paanshmëri dhe barazi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas dokumentit të siguruar nga KosovaPress, rezoluta është nënshkruar nga deputetë që përfaqësojnë parti të ndryshme politike zvicerane, duke reflektuar një mbështetje të gjerë ndërpartiake.

Rezoluta pritet të dorëzohet nga veprimtari Sali Bislimi, i cili do ta paraqesë atë zyrtarisht pranë Dhomave të Specializuara. Dokumenti, i cili ishte adresuar tre vjet më parë edhe Qeverisë zvicerane, thekson nevojën për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të barabartë për të gjithë të akuzuarit.

Në përmbajtjen e saj, rezoluta kërkon që procesi gjyqësor të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të garantojë trajtim të barabartë për palët e përfshira.

Ky veprim i deputetëve zviceranë shihet si një mesazh i qartë në mbështetje të parimeve të drejtësisë dhe të procesit të rregullt ligjor në një çështje me rëndësi të veçantë për Kosovën.

— Dragash Info

Original Facebook objava