Në ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash promovohet Kabineti i Arteve Dragash, 16 shkurt 2026 Me rastin e 17 Shkurtit – Di…
Në ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash promovohet Kabineti i Arteve
Dragash, 16 shkurt 2026
Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ambientet e ShML “Ruzhdi Berisha” u bë promovimi i Kabinetit të Arteve – pjesa e artit figurativ, një hapësirë e re mësimore e dedikuar zhvillimit të kreativitetit dhe edukimit estetik të nxënësve.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Zeni Krasniqi, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komuna e Dragashit, Liridona Misinaj Piraj, profesori i artit figurativ Shehadin Mejzini, si dhe përfaqësues të këshillit drejtues të shkollës.
Kabineti i ri ofron kushte bashkëkohore për zhvillimin e mësimit praktik në artin figurativ, duke u mundësuar nxënësve punë me materiale të ndryshme artistike, eksperimentim me forma e ngjyra dhe zhvillim të mendimit krijues. Ky investim synon të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe të forcojë rolin e artit në formimin e gjithanshëm të të rinjve.
Hapja e këtij kabineti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe krijimit të hapësirave frymëzuese për nxënësit, ku talenti artistik mund të zbulohet dhe kultivohet më tej.
— Dragash Info












