Të rinjtë e familjes Avdullahu nga KUK-i pjesë e marshit “Drejtësi, jo Politikë” Të rinjtë e familjes Avdullahu nga f…
Të rinjtë e familjes Avdullahu nga KUK-i pjesë e marshit “Drejtësi, jo Politikë”
Të rinjtë e familjes Avdullahu nga fshati Kuk i Opojës iu bashkuan marshit qytetar “Drejtësi, jo Politikë”, duke përcjellë mesazhin e unitetit dhe përkushtimit për drejtësi.
Të parët e kësaj familjeje kishin qenë pjesë e radhëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa sot brezi i ri vazhdon të qëndrojë aktiv në kauza që lidhen me vlerat e luftës dhe respektimin e sakrificës për liri.
Pjesëmarrja e tyre në këtë marsh u pa si simbol i vazhdimësisë ndër breza dhe i angazhimit qytetar për çështje që konsiderohen me rëndësi kombëtare.
— Dragash Info