Botë

Zgjatet afati për pagesa direkte – njoftim i rëndësishëm për fermerët Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi…

18.02.2026. 2 min čitanja

Zgjatet afati për pagesa direkte – njoftim i rëndësishëm për fermerët

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar për zgjatjen e afatit të aplikimit në kuadër të Thirrjes për Pagesa Direkte për vitin 2026.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, afati i aplikimit është shtyrë deri më 27 shkurt 2026, në ora 16:00, pas kërkesave të paraqitura nga fermerët.

Thirrja për aplikim përfshin mbështetje financiare për:

Qumësht sipas cilësisë

Therjet e raportuara të gjedhit

Viçat për majmëri

Zogjtë për majmëri (brojlerët)

Akuakulturë

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve, përfshirë ata të komunës së Dragashit, që të shfrytëzojnë afatin e ri dhe të aplikojnë me kohë për të përfituar nga skemat mbështetëse.

Ky vendim synon t’u japë mundësi shtesë fermerëve që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, duke mbështetur kështu zhvillimin e sektorit bujqësor në vend.

— Dragash Info

Original Facebook objava