TRANSFER I RI NË KF OPOJA!
TRANSFER I RI NË KF OPOJA! 💚🤍
Klubi futbollistik Opoja ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për futbollistin Bilal Serifi, i cili nga tani do të jetë pjesë e ekipit nga Opoja.
Serifi vjen me përvojë të vlefshme, pasi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të FC Suhareka U21 si dhe ka luajtur për FC Liria, duke dëshmuar potencial dhe kualitet në fushën e lojës.
Drejtuesit e klubit janë shprehur të kënaqur me këtë transferim, duke theksuar se afrimi i Serifit pritet të sjellë forcë dhe stabilitet shtesë në skuadër për sezonin në vazhdim.
KF Opoja i uron mirëseardhje Bilal Serifit dhe suksese në fanellën bardh e gjelbër, me shpresën për shumë fitore dhe arritje të përbashkëta.
— Dragash Info