Botë

Takim zyrtar mes Komunës së Dragashit dhe Koordinatorit të OKB-së në Kosovë Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet X…

19.02.2026. 2 min čitanja

Takim zyrtar mes Komunës së Dragashit dhe Koordinatorit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur dje në një takim zyrtar Koordinatorin e ri të Zhvillimit të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley, i cili ka marrë detyrën e tij në Prishtinë në muajin gusht të vitit 2025.

Gjatë takimit, kryetari Xheladini e njoftoi Koordinatorin O’Malley me një përmbledhje të shkurtër të organizimit politik dhe administrativ të Komunës së Dragashit, si dhe me sfidat dhe vështirësitë kryesore me të cilat po përballet komuna.

Po ashtu, në takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe agjencive të OKB-së, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm lokal, fuqizimin e komuniteteve, mbështetjen për të rinjtë dhe realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kryetari Xheladini shprehu gatishmërinë e plotë të Komunës së Dragashit për bashkëpunim të ngushtë me ekipin e OKB-së, në funksion të realizimit të projekteve konkrete dhe të dobishme për komunën.

Në fund të takimit, ai falënderoi z. O’Malley për vizitën dhe angazhimin e tij, duke i uruar suksese në misionin e tij në Kosovë.

— Dragash Info

Original Facebook objava