Botë

Komuna e Prizrenit hap skemë të re grantesh për gratë dhe të rinjtë, përfshihet edhe projekti për Inteligjencë Artifi…

19.02.2026. 2 min čitanja

Komuna e Prizrenit hap skemë të re grantesh për gratë dhe të rinjtë, përfshihet edhe projekti për Inteligjencë Artificiale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se edhe këtë vit do të hapet një skemë e re grantesh e dedikuar për gratë dhe të rinjtë që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre në biznes.

Sipas kryetarit Totaj, qëllimi i kësaj nisme është mbështetja e ideve të reja, inkurajimi i guximit dhe kreativitetit, si dhe krijimi i më shumë mundësive për punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm në komunitet.

Një risi e këtij viti është përfshirja e projektit për Inteligjencë Artificiale, si hap i rëndësishëm drejt përgatitjes për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes. Përmes këtij projekti synohet fuqizimi i kapaciteteve lokale, rritja e prodhimit dhe përpunimit, si dhe ndërtimi i një kulture inovacioni që i jep hov zhvillimit ekonomik lokal.

Kjo nismë po realizohet në bashkëpunim me Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug, duke krijuar hapësirë për projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies dhe forcimin e potencialit zhvillimor të komunës.

Kryetari Totaj ka ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në thirrjen që pritet të hapet së shpejti dhe të bëhen pjesë e kësaj mundësie për zhvillim dhe rritje.

— Dragash Info

Original Facebook objava