Arsimi profesional në Prizren “magnet” për të rinjtë e Qarkut Kukës Një kronikë e realizuar nga Kukës TV hedh dritë m…
Arsimi profesional në Prizren “magnet” për të rinjtë e Qarkut Kukës
Një kronikë e realizuar nga Kukës TV hedh dritë mbi interesimin në rritje të të rinjve nga Qarku i Kukësit për arsimin profesional në Prizren.
Sipas kronikës, shkollat profesionale në Prizren po tërheqin gjithnjë e më shumë nxënës nga Kukësi dhe rrethina, falë profileve të kërkuara në tregun e punës, kushteve për praktikë profesionale dhe bashkëpunimit me bizneset lokale.
Të rinjtë theksojnë se zgjedhin Prizrenin për mundësitë konkrete për aftësim praktik dhe punësim pas përfundimit të shkollimit, ndërsa kjo prirje po forcon edhe bashkëpunimin arsimor ndërkufitar.
🎥 Kronikën e plotë e gjeni të bashkangjitur në video.
— Dragash Info